‘Skandali i madh, kjo gjë ndodhë veç në Kosovë

  • 17 August 2019 - 18:41
‘Skandali i madh, kjo gjë ndodhë veç në Kosovë

“Noteritë si në të kaluarën, edhe tani po tentojnë të vazhdojnë keqpërdorimin e pozitës zyrtare. Ministria e Drejtësisë ka qene një gjenerator i padrejtësisë, Këshilli Gjyqësor kriminel, Këshilli Prokurorial i pa integritet gjithashtu. Noterët politikë, nga bashkëshortja e Jakup Krasniqit e me tutje, krejt politike”, shprehet Preteni për “Kosova Sot Online”.

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se 167 kandidatë do t’i nënshtrohen intervistimit për noterë. E sipas analistëve politikë, edhe kësaj radhe politika e inkriminuar po bën pazare e tregti me pozitat e notereve duke e degraduar dhe inkriminuar edhe me shumë sistemin e drejtësisë, përfshirë edhe noterët. Në këtë mënyrë, analistët thonë se krimi i organizuar bashkë me pushtetarët e inkriminuar e ka marrë në dorë edhe procesin e përzgjedhjes së noterisë, ku politikanët e inkriminuar i zgjedhin njerëzit qe punojnë për nëntokën kriminale, pastaj kanë zgjedhur familjarët, miqtë dhe mikeshat e tyre për noterë në një proces të fshehtë larg syrit të publikut.

Image

E lidhur me këtë, për “Kosova Sot Online”, ka folur analisti dhe njohësi i fushës së drejtësisë, Hasan Preteni. Ai thotë se ky skandal ndodhë vetëm në Kosovë. Preteni hedh akuza të rënda ndaj institucioneve të drejtësisë në Kosovë.

“Po kjo veç në Kosovë mund të ndodhë. Dorëheqja nënkupton largim nga pozita. Të gjitha vendimet që dalin nga ministritë adekuate janë zero-nul. Noteritë si në të kaluarën, edhe tani po tentojnë të vazhdojnë keqpërdorimin e pozitës zyrtare. Ministria e Drejtësisë ka qene një gjenerator i padrejtësisë, Këshilli Gjyqësor kriminel, Këshilli Prokurorial i pa integritet gjithashtu. Noterët politikë, nga bashkëshortja e Jakup Krasniqit e me tutje, krejt politike”, shprehet Preteni për “Kosova Sot Online”.

Më tej, ai shton se kjo nomenklaturë ligjore duhet larguar sa me shpejtë.

“Edhe të përzgjedhurit e fundit rezultuan njësoj. Tmerri nuk ka fund, edhe pas përfundimit të mandatit këta nxjerrin vendime, borxhi duhet paguar. Uroj sistem të ri të drejtësisë, të gjitha vendimet politike duhet ndaluar dhe filluar nga e para. Çkado që bënë kjo nomenklaturë ligjore është krim dhe korrupsion. Duhet larguar sa me shpejtë!”, përfundoi për “Kosova Sot Online”, analisti dhe njohësi i fushës së drejtësisë, Hasan Preteni.

(Kosova Sot Online)