Veseli: Anëtarësimet e reja në Gjilan janë dëshmi e besimit për luftën tonë kundër korrupsionit

  • 17 gusht 2019 - 22:06
Veseli: Anëtarësimet e reja në Gjilan janë dëshmi e besimit për luftën tonë kundër korrupsionit

Aktivitetet e ditës sotme, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli i përmbylli me një takim për anëtarësime të reja në Gjilan, ngjashëm me atë që kishte bërë një ditë më herët në Gjakovë.

Nëpërmjet një statusi në faqen e tij në Facebook, Veseli njofton se bëhet fjalë për anëtarësimin e dhjetëra qytetarëve të cilët kanë besim se PDK është partia e vetme që ka guximin për të çrrënjosur korrupsionin në mënyrë që të zhbllokojë mundësitë për rininë.

Këtë freskim të strukturave të partisë me burime të reja njerëzore ai e konsideron si ndihmesë të madhe për të përmbushur vizionin e PDK-së për një Kosovë të zhvilluar, pa korrupsion, pa nepotizëm dhe me aleancë të fortë me partnerët ndërkombëtarë.

Në fund të teksti të tij ai thekson se PDK është shtëpia e të gjithë atyre që kanë diçka për të bërë apo dhënë për Kosovën.

Postimi i plotë i Kadri Veselit:

Sonte vazhdova me anëtarësime të reja masive në Gjilan. Bëhet fjalë për dhjetëra qytetarë që besojnë se Partia Demokratike e Kosovës, është e vetmja që ka guximin për të çrrënjosur korrupsionin në mënyrë që të zhbllokojë mundësitë për rininë.

Strukturën e partisë sonë po e zmadhojmë çdo ditë e më shumë me burime të reja të freskëta njerëzore. Ata do na mundësojnë që të përmbushim synimin tonë për të bërë një Kosovë të zhvilluar, pa korrupsion, pa nepotizëm dhe me aleancë të fortë me partnerët ndërkombëtarë. Partia Demokratike e Kosovës është shtëpia e të gjithë atyre që kanë vullnet e dëshirë të ndjekin vizionin tonë politik dhe që kanë diçka për të bërë apo dhënë për Kosovën.

(Kosova Sot Online)