U martua 4 javë më parë, polici vdes tragjikisht

  • 17 August 2019 - 22:49
U martua 4 javë më parë, polici vdes tragjikisht

Një polic gjeti vdekjen në krye të detyrës, ndërsa ishte duke ndjekur disa hajdutë që po largoheshin me furgon.

Ndërsa po tentonte të ndalte mjetin me të cilin po udhëtonin grabitësit, polici u tërhoq zvarrë prej furgonit dhe më pas u godit nga një makinë policie, e cila ishte njoftuar gjithashtu për ngjarjen dhe ishte vënë në ndjekje.

Quhet Andrew Harper, 28 vjeç, polici që vdiq tragjikisht në krye të detyrës në orët e para të mëngjesit të së enjtes. Vjedhja kishte ndodhur në Sulhamstead.

Më e rëndë akoma është se ai ishte martuar me të fejuarin e tij Lissie Beckett, 28 vjece, vetëm katër javë më parë.

Kolegu i tij që u ndodh në vendngjarje thërriste “‘rri me mua, rri me mua, vazhdo të marrësh frymë’,” tha një dëshmitar për “The Times”, raportojne mediat britanike.

Një djalë 13 vjeç është në mesin e 10 personave që janë arrestuar pas vrasjes.


(Kosova Sot Online)