Flet Shaban Muja, personi për të cilin Milaim Zeka thotë se Bujar Bukoshi i ofroi para për vrasjen e Ibrahim Rugovës e Fehmi Aganit

  • 18 gusht 2019 - 12:12
Flet Shaban Muja, personi për të cilin Milaim Zeka thotë se Bujar Bukoshi i ofroi para për vrasjen e Ibrahim Rugovës e Fehmi Aganit

Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka në intervistë n’Konak, akuzoi rëndë Bujar Bukoshin, për të cilin tha që ofroi para për të vrarë Ibrahim Rugovën dhe Fehmi Aganin.

Këto para, sipas Zekës, Bukoshi ia ofroi vëllaut të Shaip Mujës, Shabanit.

inFokus, ka kontaktuar me Shaban Mujën, për të scaruar këto akuza të Zekës lidhur me planifikimin për eliminimin edhe të ish Presidentit Ibrahim Rugova.

Ish-aktivisti i ilegales, Muja deklaroi se nuk i janë ofruar para për këtë punë, por i është thënë që nëse dëshirojnë para për luftë, duhet likuiduar “Zabuni” e “Belba” – (“Belba” sipas Zekës ishte nofka e Fehmi Aganit ndërsa “Zabuni” ka qenë Ibrahim Rugova).

“Unë i qëndroj mbrapa çdo deklarate që kam thënë, secilës, më kanë thënë që nëse doni para për luftë, kryne qata”, ka deklaruar Shaban Muja.

I njëjti thotë që këtë punë e pati përmendur edhe tek një emision i Milaim Zekës.

Aty, Shaban Muja, duke folur për një takim me Bujar Bukoshin, për të marrë para për luftë, përmend edhe rastin në fjalë.

“U takuam me të në Ulm edhe po i tregoj qët rast, thash Bujar, qashtu, qashtu, qashtu, kanë lyp ata shoktë, një njeri me lanë në Shqipëri për me i kry pagesat, një njeri në shtab që ti me kanë i njoftuar qysh po shkon situata e organizimit të UÇK-së, tha të kallxoj javën tjetër e lajm takimin”, ka deklaruar Muja.

Megjithatë, sipas Mujës, kur u takuan, iu tha që nuk ka njerëz për këto detyra dhe se pas kësaj, i erdhi edhe oferta në fjalë. 

“Më tha jo s’kam njeri, i thash dakord unë ta kisha propozu një, Kadri Balën, e ki nip e dajë e sdi çka jeni, tha jo nuk vjen në shprehje, jemi çkoq. Mi ka pru 30 mijë, nuk ja kom marr, i kom thanë nuk ti marrë, qysh i arsyetoj te shoktë atje. Mi ka qu tani tek një i Vushtrrisë, i ka lanë, tana aj i ka pru te Jashari. Unë ka 50 mijë edhe 40 mijë ja kom marrë, 30-shin nuk ja morra se i honger fjaltë. Ish fjala me bacen Adem e krejt me 50 mijë, ky thojke bile edhe 100 mijë ju ndihmoj ton muajin edhe qitu ish problemi. Tani i kemi ndërpre kontaktet, kemi pas hala ngapak, më ka thirrë, ma ka qit njëfar kushti, që ndaq me ti dhanë paret, jo i thash unë smuj, nuk e pranoj kushtin, një politikan i LDK-së që thotë e kemi dasht Rugovën fort, se këta fort e kanë dasht Rugovën”

Muja tregon edhe për kushtin në fjalë, ku ani se nuk e përmend me emër saktë se kush i ka thënë, ndërsa biseda ishte për Bujar Bukoshin.

“E kom të inçizune rastin. Një shoku të qatij që më ka thanë ja kom kallu incizimin, e ka dëgju kush ka qenë, që paret nëse doni me i marrë për luftë, duhet me hjek Rugovën edhe unë u tërheka thash unë smuj me marr vendim unë jam veç me i kry porositë. Edhe unë shkova u ktheva tek shoktë atje ju thash qiky është kushti i qiti politikani që jam taku tash me të, me do tjerë e do tjerë e se unë u takojsha vazhdimisht. Po më thojnë këta shoktë nuk vjen në shprehje, jo që smujm me vra, po svjen në shprehje se sjemi dal me vra njerëz qa janë kundërshtim politik me neve”. 

Ndërsa, sipas Mujës, pasi kjo ofertë nuk nuk u pranua, pasoi tjetra, për një person të dytë.

“Unë u ktheva thash jo, këta shoktë spranojnë, hajt tha masi spo pranojnë për ata, vrane “Belbën”, thash e kush o “Belba”, tha është Fehmi Agani. A thash për ta po marr vendim hiç pa shku te shoktë. Tha, pse? Me të vërtetë ka qenë i afërt me neve Fehmi Agani. Harro thash këtë punë, edhe ju tha harrone që mundeni me marr pare prej Qeverisë. E lajm thash qashtu burrë, ti harro, na harroe, pe harrojmë krejt”.

Deklaratën e Kryetarit të Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka për Bujar Bukoshin mund ta dëgjoni të plotë nga minuta 33 e intervistës së tij në Konak me Kosovë Gjocin.

(Kosova Sot Online)