Dokumentet sekrete: Nëse largohet nga BE-ja, Britania do të ketë mungesë ushqimi

  • 18 gusht 2019 - 13:47
Dokumentet sekrete: Nëse largohet nga BE-ja, Britania do të ketë mungesë ushqimi

Sipas disa dokumenteve qeveritare, Britania e Madhe do të përballet me bllokim të porteve detare, kontrolle kufitare me Irlandën dhe pakësim të ushqimit dhe ilaçeve, nëse largohet nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje.

Bazuar në këto dokumente, ky shtet do të përballet me vonesa të mëdha gjatë furnizimit me ilaçe dhe pakësim të furnizimit me disa lloje të ushqimit të freskët. Përpos kësaj, pritet edhe rritje e çmimeve të ushqimit pas largimit të planifikuar nga Bashkimi Evropian më 31 tetor të këtij viti. 

Në këto dokumente thuhet se rreth 85 për qind e kamionëve që kalojnë nëpër rrugët kryesore nuk janë të gatshëm për t’iu nënshtruar kontrolleve nga dogana franceze dhe mund të përballen me pritje në kufi deri në dy ditë e gjysmë.

Qeveria britanike nuk e ka komentuar publikimin e këtyre dokumenteve, por një zyrtar i Departamentit për Biznes ka thënë se një ekip i madh i njerëzve është duke punuar në një projekt për tejkalimin e kësaj situate.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, është duke këmbëngulur që ta largojë vendin e tij nga Bashkimi Evropian në tetor me marrëveshje. Ai ka kërkuar arritje të një marrëveshjeje të re me BE-në pa përfshirjen e kontrolleve kufitare në kufirin me Irlandën, shkruan “The Guardian”.

(Kosova Sot Online)