Plaçkitet një pompë derivatesh në Rahovec, hajnat në arrati

  • 18 August 2019 - 16:04
Plaçkitet një pompë derivatesh në Rahovec, hajnat në arrati

Mbrëmjen e së shtunës dy persona kanë raportuar se derisa ishin duke punuar në një pompë derivatesh, janë plaçkitur nga dy të panjohur.

Rasti kaq ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Kramovik të Rahovecit. Të dyshuarit kanë qenë të armatosur ndërkaq pas plaçkitjes janë drejtuar në drejtim të panjohur.

“Viktimat meshkuj K-Shqiptar kane raportuar se derisa ishin duke punuar në një pompe të derivateve, dy te dyshuar te panjohur nën kërcenim i armeve u kane grabitur para dhe janë larguar ne drejtim te panjohur”, theksohet në raportin 24 orësh të policis.

Rasti mbetet duke u hetuar nga njësitë përkatëse.

(Kosova Sot Online)