U gjetë i mbytur në det, policia: Nuk ka shenja dhune, është dekompozuar për shkak të ujit

  • 18 August 2019 - 16:57
U gjetë i mbytur në det, policia: Nuk ka shenja dhune, është dekompozuar për shkak të ujit

Sot në orët e para të mëngjesit, një peshkarexhë që kishte dalë për gjueti, rreth 4 milje larg Durrësit duke ngritur rrjetat ka konstatuar një trup të pajetë të seksit mashkull.

Kufoma është transportuar në morgun e spitalit për ekspertizë mjeko-ligjore.

Nga ekspertiza e jashtme, trupi nuk ka qenë i lidhur apo i mbështjellë.

Nga këqyrja nuk janë evidentuar shenja dhune apo dëmtime të ndonjë natyre tjetër.

Trupi ishte i veshur me rroba, i janë evidentuar gjithë gjymtyrët, por është dekompozuar për shkak të lagështisë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon hetimet për identifikimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


(Kosova Sot Online)