Kosova vendi, ku çdo gjë bëhet për asgjë

  • 17 August 2019 - 22:25
Kosova vendi, ku çdo gjë bëhet për asgjë

Po e filloj këtë temë me një argument, pa dashur të dukem mendjemadh. Por vetëm bazuar në fakte ose gjendje reale aq sa do të mundem e jo në imagjinatë. Ne si shoqëri shumë shpesh krijojmë vështirësitë të cilat janë frytë i drejtëpërdejt i sjelljeve dhe veprimeve tona. Mirëpo një pjesë e shoqërisë sonë në mungesë të mirëarsimimit dhe edukimit nuk janë në gjendje të kuptojnë ose duan të kuptojnë këtë. Si rrjedhojë e kësaj lindin pasojat e shkaktuar nga vetë ne të cilat do t’i elaburoj në vijmsi. E çuditshme kjo puna e Akademisë dhe shkollave Kosovare ? Akademi dhe shkolla këto të cilat i kanë paisur njerëzit me diplamë prej doktori, kurse njerëzit vdesin çdo ditë edhe pse shkaku mund të jetë një dukuri shëruese që vetëm me një kontrollë dhe ndërhyrje serioze një pjesë të tyre do të gjenin shërimin I kanë paisur me diplamë prej shkencëtari asgjë nuk kanë zbuluar, madje nuk dinë të gjykojnë as shkencërisht, por me besim dhe bindje. Kanë lejuar të marrin diplamë letërsie, mirëpo nuk dinë ta strukturojnë lërë më të shkruajnë një letër nga fillimi në fund të saj bazuar në rregulla të shkrimit profesionaloakademik. Ju kanë dhënë diplamë jurispodence, megjithatë ata nuk janë në gjendje ta hetojnë një rastë krimi ose padrejtësie që i bëhet dikujt për shkaqe të ndryshme.

Reale që e mbështesin jo vetëm këtë argument, por edhe gjithë argumentet e sipërpërmendura sot janë dalë sheshazi të gjithë i dinë i madh e i vogël. Fakti pse antarët e shoqërisë sonë kryesisht moshat e reja po e lëshojnë Republikën, nga ana tjetër, moria e pasojave që kanë dalë në krye siç dalin mbeturinat e llojeve të ndryshme krye ujtë në një prrockë të zënë me gurë e thupra, pasnjë mundësi filtrimi. Si rrjedhojë e mungesës së qëllimshme të mirëeduktimit dhe arsimimi që njëzet e një vite që nga shpallaj e shoqërisë sonë si SOVRANE dhe DEMOKRATIKE d.m.th e aftë për të formuar dhe mbajtur institucione të pavarura, bazuar në ligje dhe kushtetutë, më jep bazë për të krijuar arsye të mjaftueshme për të racionalizuar duke nxjerrë këto përfundime të sipërpërmendura. Ju kanë dhënë të drejtë akademike për të qenë mësues, Mirëpo ata nuk janë në gjendje në mënyrë të duhur t’i orjentojnë nxënësit drejt nxënjës së dijes së mirëfilltë si rrjedhojë, ata kanë mbetë si qurat në mjegull që nuk dinë çfarë të bëjnë dhe të shkojnë. Këta me valigje në duar ia behin shteteve të huaja sikur të ishin alien të ardh nga marsi që të mos mund të merren veshë edhe pse këta kanë dalë nga shkollat shoqërorotoksore, domethënë nga shoqëria ku edhe janë formuar. I kanë paisur me diplamë ekonomie moderne, por që ekonomia jonë ka mbetur ende mbeturin anadollake ku akoma i thuhet,‘‘Pazarë“. Pyetja që duht ngritur këtu është po mendjendriturit të lindur ku janë ? Nëse kanë ekzistuar ndonjëherë në mesin e kësaj shoqërie aq shumë idhnak dhe kotdashës të cilët të vetmën gjë që dine është paraja , seksi dhe pushteti edhe këto dije u rrjedhin nga pasionet. Ata qysh në fillesat e zënjës së dritës u avulluan tërsisht, duke u bërë e pamundur në të ardhmën që republika të jetë e paisur me instuticione demokratike, ku do të lihej një konkurrencë e lire për puësim nëpër institucione. Konkurrencë kjo e cila do të shfaqte e gjithë sirtarin e aftësive dhe mosaftësive të kandidatëve që do të konkuronin. Megjithatë të mbesim në temë.

Disa shkuan në shoqërit me etni të tjera të ngjyrosura me demokaci pothuajse apsulute, pa qenë në gjendje vetëdijeje se shoqërit nga janë drejtuar të shkojnë nuk pranojnë mentalitete të shoqërive tjera që nuk mund të thithin ngjyrë demokracie moderne ose që nuk u lejohet të absorbojnë doktirinë demokratike , dryshe veç si element skllaverues. Domethënë për të kryer punë që niveli i lartë i asaj shoqërie me etni ndryshe nuk i kryen, për arsye të ndryshme. Me fjalë të tjera ata kuptohen nga individët e asaj shoqërie me etni tjetër si komunitet ardhacakësh me kulture, traditë dhe histori ndryshe nga e tyrja si rrjedhojë e kësaj mendësie, ata nuk lejohen të marrin pjesë ne punë administrative me prestigj të nivelit shteteror, por vetëm në ato blegtorial dhe ndërtimtarie. D,m,th i konceptojnë si njësi fuqizuese [krah pune fizike] e jointelegjente [ide cilësre ]. Ndërsa të tjerët janë bërë bashkpunëtor të krimit dhe korrupsionit të quajtur si politikë. Deshtën a nuk deshten, me vullnet apo pavullnet fakti është se ata janë zhytur dhe zoti e dinë ku do të dalin. Përfundimi, Kosova vendi ku çdogjë bëhet për asgjë thjeshtë për para, pushtetë dhe qefe personale pothuajse asgjë për mirëqenje sociale të shoqërisë kosovare. Shkruar nga Labinot Beka

(Kosova Sot Online)