Skandali i radhës, vjen akuza e rëndë për Hashim Thaçin dhe Prokurorinë Speciale

  • 19 August 2019 - 07:35
Skandali i radhës, vjen akuza e rëndë për Hashim Thaçin dhe Prokurorinë Speciale

“Asnjëri nga tre përgjegjësit kryesor si Hashim Thaçi, Shpend Maxhuni e Driton, Gashi nuk figurojnë të jenë në listën e të akuzuarve, gjë që është skandal më vete dhe dëshmon se në Kosovë, prokuroria as drejtësia nuk funksionojnë sipas ligjit”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar se ka pranuar kallëzime penale nga Inspektorati Policor i Kosovës ndaj 22 zyrtarëve të Policisë së Kosovës në lidhje me dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova para më shumë se një viti., rast ky rast është i njohur edhe si rasti “Gylenistët”.

Image

 

E lidhur me këtë, për “Kosova Sot Online” ka folur analisti politik, Gani Qarri.

Ai hedhë akuza ndaj prokurorisë së Kosovës, për të cilën thotë se është e dirigjuar direkt nga Hashim Thaçi, që sipas tij është protagonisti kryesor i këtij skandali.

“Qysh kur AKI dhe autoritetet policore të Kosovës, të nxitur nga politikanët e shitur te Erdogani,bënë një ndër aktet më të turpshme në historinë më të re të shtetit të Kosovës,duke ia dorëzuar Erdoganit 6 qytetarë turq të ashtuquajtur “gylenistë, edhe Prokuroria e kapur dhe e dirigjuar nga Thaçi & CO, po dëshmojnë se kanë rënë tërësisht nga provimi.

Përkundër faktit se ky akt përbën shkeljen më flagrante të konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut,përveç marrjes në pyetje të Hashim Thaçit, si protagonisti kryesor i këtij skandali, nga Komisioni Hetimor, jo vetëm se nuk u tha asgjë lidhur me të vërtetën, por as nuk është dënuar askush nga liderët përgjegjës të shtetit, përfshirë presidentin Hashim Thaçi, për rastin e gylenistëve”, thotë për “Kosova Sot Online”, analisti politik, Gani Qarri.

Më tej, ai ka shtuar se asnjëri nga tre përgjegjësit kryesor si Hashim Thaçi, Shpend Maxhuni e Driton, Gashi nuk figurojnë të jenë në listën e të akuzuarve nga prokuroria.

“Madje Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar se ka pranuar kallëzime penale nga Inspektorati Policor i Kosovës vetëm ndaj 22 zyrtarëve të Policisë së Kosovës,por jo edhe për Hashim Thaçin e Shpend Maxhunin dhe Driton Gashin,si organizatorët dhe zbatuesit e dëbimit skandaloz të gjashtë shtetasve turq nga Kosova para më shumë se një viti. Për aq më keq, megjithëse, që nga momentit kur agjentët e AKI’së kanë revokuar ad-hoc dhe në mënyrë të kundërligjshme lejdeqëndrimet e 6-sht, qytetarëve turq në Kosovë, kidnapimi klandestini tyre në mes të rrugëve të hapura, e deri te futja dhe dërgimi me dhunë me aeroplanin e shërbimit sekret turk,për në Turqi, ligjet e Kosovës dhe konventat ndërkombëtare janë shkelur plot 29 herë, por megjithatë asnjëri nga tre përgjegjësit kryesor si Hashim Thaçi, Shpend Maxhuni e Driton, Gashi nuk figurojnë të jenë në listën e të akuzuarve, gjë që është skandal më vete dhe dëshmon se në Kosovë, prokuroria as drejtësia nuk funksionojnë sipas ligjit”, shton Qarri për “Kosova Sot Online”.

Për fund, ai thotë se në këtë mënyrë po amnistohen Thaçi dhe kokat kryesorë të këtij skandali që ndodhi në Kosovë.

“Ndaj veprimi i tillë,kaq jo profesional dhe pa fije etike ligjore, i prokurorisë së kontrolluar nga politika, është edhe një skandal i radhës, përmes të cilit po amnistohen Hashim Thaçi dhe kokat kryesore të këtij skandali, me çka po dëshmohet se prokuroria dhe gjyqësia e shtetit, jo vetëm se nuk funksionojnë sipas ligjit, por po dorëzohen edhe njëherë përballë politikanëve të inkriminuar, si Hashim Thaçi dhe të fortëve të tjerë në Kosovë”, përfundoi analisti politik, Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)