Sërish kolona në pikat kufitare

  • 19 gusht 2019 - 07:48
Sërish kolona në pikat kufitare

Vazhdojnë pritjet për të dalë nga Kosova Bashkatdhetarët edhe këtë mëngjes po vazhdojnë të përballën me pritje të gjata në pikat kufitare.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, edhe këtë të hënë në Merdare, udhëtarët duhet të presin deri një orë e gjysmë në dalje, ndërsa kolona është e gjatë afro një kilometër.

Pritje deri në gjysmë ore ka edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë. Ndërkaq, pikat e tjera kufitare të Kosovës raportohet se nuk janë të ngarkuara dhe pritjet për hyrje-dalje shkojnë në maksimum 10 minuta.

Image

(Kosova Sot Online)