Flet sekretari i LDK-së: Tregon pse Mustafa i thirri në takim krerët e partive

  • 19 August 2019 - 10:30
Flet sekretari i LDK-së: Tregon pse Mustafa i thirri në takim krerët e partive

Isa Mustafa, lideri i LDK-së, ka ftuar në takime të ndara sot gjatë ditës kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, kreun e NISMA-s, Fatmir Limaj si dhe atë të PSD-së, Shpend Ahmetin.

Të gjithë këta Mustafa do t’i njoftojë rreth vendimit të LDK-së për të shkuar e vetme në zgjedhje. Mirëpo nga kjo parti thonë se nuk i përjashtojnë mundësitë për koalicion paszgjedhor.

Partia e vetme që nuk u ftua në takim dhe që sipas LDK-së nuk do të ftohet është ajo e Kadri Veselit, pra PDK-ja.

Kjo parti tanimë dihet që ka vija të kuqe për LDK-në.

Në këto momente në njërin nga hotelet e Prishtinës, është duke u zhvilluar takimi i Mustafës me Shpend Ahmetin e PSD-së.

Ndërkohë në orët e pasditës, Mustafa takim pritet të mbajë edhe me Haradinajn.

Se Mustafa i ka ftuar krerët e partive politike e ka konfirmuar sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri.

“Mund të konfirmoj se kryetari Mustafa, në vazhdimësi është duke i thirrë liderët e partive të AAK-së, NISMA-s, Vetëvendosjes dhe PSD-së. Me Kurtin dihet që është mbajtur takimi javën e kaluar. Kryetari Mustafa të gjithë këta do t’i njoftojë rreth asaj se LDK do të shkojë e vetme në zgjedhje. Ne jemi parti më e madhe dhe si e tillë mendojmë të shkojmë e vetme në zgjedhje”, ka thënë për  media Ismet Beqiri.

Ai ka konfirmuar se me PDK-në asnjëherë nuk do të flasin për një koalicion qeveritar. 

(Kosova Sot Online)