Gjendet i vdekur një 53 vjeçar

  • 19 gusht 2019 - 10:37
Gjendet i vdekur një 53 vjeçar

Një 53-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në afërsi të lumit Devoll në Gramsh.

Media  mëson se viktima është Besnik Tabaku.

Ende nuk dihen shkaqet, ndërsa policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për rastin.

Ky shtetas është larguar ditën e djeshme nga banesa dhe familjarët nuk dinin gjë për fatin e tij. Polica thotë se në trupin e 53-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune, çka dyshohet se vdekja mund të ketë ndodhur për shkaqe natyrale.

Kanë qenë vetë familjarët, të cilët i janë drejtuar për ndihmë policisë, por për fat të keq 53-vjeçari u gjet sot pa shenja jete në vendin e quajtur Çekrez.

(Kosova Sot Online)