Në QKUK ka mungesë të barnave, pacientët vazhdojnë t’i blejnë vet

  • 19 August 2019 - 12:23
Në QKUK ka mungesë të barnave, pacientët vazhdojnë t’i blejnë vet

Në SHSKUK kanë thënë se gjendja është duke u përmirësuar, por drejtorë të spitaleve, drejtorë të klinikave në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës e po ashtu edhe drejtorë të shëndetësisë nëpër komuna kanë treguar se edhe më tej po përballen me mungesë të barnave.

Edhe gjatë këtij muaji qytetarët është dashur të sigurojnë vetë shumë barna, të cilat janë në listë esenciale të barnave e po ashtu edhe materialin shpenzues. Ndonëse nga Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ishte thënë se gjendja është duke u përmirësuar, drejtorë të spitaleve, drejtorë të klinikave në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës e po ashtu edhe drejtorë të Shëndetësisë nëpër komuna kanë treguar se edhe më tej po përballen me mungesë të barnave.


Edhe nga barnatoret private e kanë konfirmuar për gazetën se edhe gjatë këtyre dy javëve kanë pasur numër të madh të qytetarëve, të cilët kanë kërkuar barna e gazra që do të duhej të ishin në spitale.

E furnizimi në disa institucione të shëndetësisë vazhdon ta përmbushë vetëm gjysmën e kërkesave të pacientëve.

Në Spitalin e Gjakovës furnizimi vazhdon të jetë nën 60 për qind, derisa me furnizim të njëjtë gjatë muajve paraprakë është përballur edhe Spitali i Prizrenit.


(Kosova Sot Online)