Policia jep informata rreth aksidentit të djeshëm në Suharekë ku vdiq një vajzë nga Kumanova

  • 19 August 2019 - 12:23
Policia jep informata rreth aksidentit të djeshëm në Suharekë ku vdiq një vajzë nga Kumanova

Policia e Kosovës, ka dhënë informata të reja rreth aksidentit të djeshëm në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Sipas policisë, ngasësja e veturës, e ka humbur kontrollin e makinës nga pakujdesia dhe ka përfunduar në mbrojtëset e rrugës.

Si pasojë e këtij aksidenti, ka mbetur e vdekur një vajzë nga Kumanova.

Policia njofton se nga ky aksident, edhe katër persona të tjerë kanë mbetur të lënduar. Dy meshkuj dhe dy femra, të gjithë shqiptarë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion, ndërsa njësitë policore ende janë duke e hetuar rastin.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 të mëngjesit.

(Kosova Sot Online)