PAN-ik, kështu i përgjigjet deputetja e LDK’së Memli Krasniqit

  • 19 August 2019 - 14:39
PAN-ik, kështu i përgjigjet deputetja e LDK’së Memli Krasniqit

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doruntina Maloku iu është kundërpërgjigjur shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqit, pas deklaratave që ky i fundit pati për takimet që zhvilloi sot Isa Mustafa, kreu i LDK-së.

Shkurtimisht, përmes një shkrimi në Facebook, deputetja e LDK-së, Doruntina Maloku ka shkruar se PAN-i momentalisht janë në panik
“PAN-ik”, ka shkruar Maloku.

Ndryshe, kujtojmë që nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka komentuar sot takimet e kryetarit të LDK-së, me disa prej liderëve të partive politike në Kosvë.

Sipas Krasniqi, takimet e Isa Mustafës me Shpend Ahemtin, Fatmir Limajn dhe Albin Kurtin janë përpjekje që Mustafa të vijë në krye të qeverisë së ardhshme.

“Këto takime janë vetëm një përpjekje e Isa Mustafës për të realizuar skenarin e tij për t’u bërë Kryeministër përsëri. Dhe të gjithë e kujtojmë se çfarë kryeministri i dobët ka qenë ai”, ka thënë Krasniqi

 

(Kosova Sot Online)