Kosovari përpiu prerësen e thonjve, në QKUK ia largojnë përmes ndërhyrjes

  • 20 gusht 2019 - 07:48
Kosovari përpiu prerësen e thonjve, në QKUK ia largojnë përmes ndërhyrjes

Mantelbardhët e Gastroenterologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë bërë një ndërhyrje jo shumë të zakonshme.

Një person duket se përpiu aksidentalisht prerësen e thonjve, dhe për këtë është dashur një intervenim i mjekëve të QKUK-së.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Facebook, gastroenterologu Skender Talaku.

“Largimi i trupit te huaj (brisk i thonjeve) ne Kliniken e Gastroenterologjise nga ekipi kujdestar i Klinikes se Gastroenterologjise i perbere nga Dr. Sci. Skender Telaku, dr. Hekuran Dibrani dhe nga jnf. Nalan Burniku Aliu”, ka shkruar ai krahas disa fotografive në llogarinë e tij në Facebook.   

Image

(Kosova Sot Online)