Gani Koci reagon ndaj Ramush Haradinajt: Mirë që Rexhep Selimi ka këndu në Hagë e nuk ka qajtë si ti

  • 20 August 2019 - 12:31
Gani Koci reagon ndaj Ramush Haradinajt: Mirë që Rexhep Selimi ka këndu në Hagë e nuk ka qajtë si ti

Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik nga radhët e PDK-së, Gani Koci, i është kundërpërgjigjur kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj, për deklaratën e mbrëmshme për Rrustem Mustafën e Rexhep Selimin.

Haradinaj ka thënë në emision televiziv se përderisa ai është mbrojtur në heshtje, Rrustem Mustafa e Rexhep Selimi kanë kënduar në Hagë.

Koci përmes një postimi në Facebook ka thënë se Selimi e Mustafa kanë kënduar, mirë që s’kanë qarë si Haradinaj.

“Mirë që paskan kënduar, e nuk kanë qajtë si ti……! Pate deklaruar se po shkon me mbrojtë Kosovën dhe ke heshtë…!”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)