Burri nga Hani i Elezit i dehur rrah gruan dhe fëmijët

  • 20 August 2019 - 12:53
Burri nga Hani i Elezit i dehur rrah gruan dhe fëmijët

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar mbrëmë një person të dyshuar pasi që i njëjti kishte sulmuar bashkëshorten tij së bashku me fëmijë.

Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se në kohën kur i dyshuari kishte kryer sulmin, kishte qenë nën ndikim të alkoolit dhe i njëjti pas intervistimin me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili kishte ushtruar dhunë fizike dhe sulmuar  bashkëshorten  e tij së bashku me  fëmijë. I dyshuari në kohën kur e kishte kryer sulmin dyshohet se kishte qenë nën ndikim të alkoolit dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online)