Alarmuese për Kosovën: Ndërkombëtarët ‘shuplakë’, shteti drejt fundosjes

  • 20 August 2019 - 19:09
Alarmuese për Kosovën: Ndërkombëtarët ‘shuplakë’, shteti drejt fundosjes

“Deklaratat e fundit që vijnë nga ambasadori O'Cornell, por edhe nga ai amerikan Kosnett, dhe institucione të tjera relevant ndërkombëtare mbi shkallën e lartë të korrupsionit dhe nepotizmit në institucionet e vendit, po ua përplasin për fytyre, gënjeshtrat e lansuara në këtë parafushatë zgjedhore të cilat po i bëjnë qoftë Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, apo Fatmir Limaj”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruari O'Cornell ka deklaruar se korrupsioni, nepotizimi dhe kapja e shtetit do ta shkatërrojnë Kosovën, duke shtuar se durimi i miqve të Kosovës po ftohet.

“Nuk ka kuptim të harxhojmë kohën tonë duke u përpjekur që të ndihmojmë institucionet e Kosovës kur shumica në Kuvendin e Kosovës nuk kujdeset për këtë, dhe kur individët nuk ndjejnë turp për të marrë punë në mënyrë të padrejtë e të cilën ata nuk mund të bëjnë siç duhet. Nepotizmi, kronizmi, korrupsioni dhe kapja e shtetit do ta shkatërrojnë Kosovën. Durimi i miqve të Kosovës po ftohet. Qytetarët e Kosovës meritojnë më mirë, por vetëm nëse vendosin të ndëshkojnë ata që përfshihen në këto praktika”, ka thënë O’Connell.

E sipas analistëve politikë, ky është edhe një alarm për Kosovës, i cili paralajmëron se shteti po shkon drejt fundosjes dhe falimentimin, krejt kjo për fajin e pushtetarëve të kriminalizuar.

Duke folur lidhur me këtë, analisti politik, Nexhat Haziri thotë se deklarata e ambasadorit britanik duhet të jetë një shqetësim serioz për klasën politike në Kosovë.

Image
Nexhat Haziri

“Ky alarm të cilin e ka ngritur ambasadori O'Cornell, pa dyshim se duhet të përbëj një shqetësim serioz për klasën politike, por edhe në përgjithësi për shoqërinë kosovare, pasi vendi mund të shkoj drejtë falimentimit, si rezultat I krimit të organizuar, korrupsionit, nepotizmit, kapjes së shtetit, dhe fenomeneve të tjera negative që e kanë karakterizuar pushtetin e PDK-së por edhe të koalicionit PAN në këtë periudhë të qeverisjes së tyre”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”. 

Më tej, sipas Hazirit për ta shpëtuar Kosovë, qytetarët e kanë rastin që përmes zgjedhjeve të parakohshme t’i ndalin politikanët e kriminalizuar kosovarë.

“Për ta shpëtuar degradimin e Kosovës dhe për ta ndalur këtë trend negativ, qytetarët e kanë rastin që përmes zgjedhjeve të parakohshme t’i ndalin politikanët e kriminalizuar që së bashku me disa oligark ta shëndrrojnë vendin në pronë të tyre duke vazhduar sundimin përmes grupeve të nëntokës së kriminalizuar”, shtoi Haziri.

Për fund, ai thotë se ndërkombëtarët po u përplasin për fytyre gënjeshtrat politikanëve të Kosovës.

“Deklaratat e fundit që vijnë nga ambasadori O'Cornell, por edhe nga ai amerikan Kosnett, dhe institucione të tjera relevant ndërkombëtare mbi shkallën e lartë të korrupsionit dhe nepotizmit në institucionet e vendit, po ua përplasin për fytyre, gënjeshtrat e lansuara në këtë parafushatë zgjedhore të cilat po i bëjnë qoftë Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, apo Fatmir Limaj, gjoja për përkushtimin e tyre për luftë ndaj këtyre fenomeneve të cilët po këta lider politik e institucional ishin ata që i inkurajuan fenomenet negative, dhe përmes krimit të organizuar ndërtuan karrierën e tyre politike”, përfundoi Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)