“PAN 2”, ja biznesmenët e fuqishëm që qëndrojnë prapa koalicionit AAK-PSD

  • 21 August 2019 - 14:17
“PAN 2”, ja biznesmenët e fuqishëm që qëndrojnë prapa koalicionit AAK-PSD

“Është një koalicion për interesa biznesi, pas së cilit qëndrojnë biznesmenë të fuqishëm siç janë oligarkët "Devolli", dhe se një koalicion i këtyre dy partive nuk i sjellë asgjë të mirë Kosovës, përveç se ardhja eventuale e tyre në qeverisje, e që dyshojë shumë, do ta vazhdoj qeverisjen e tipit mafioz”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Koalicioni i parë parazgjedhor për zgjedhjet që pritet të mbahen në vjeshtë, u nënshkruar në mes të AAK-së së Ramush Haradinajt dhe PSD-së së Shpend Ahmetit.

E ky koalicion zgjedhor, sipas analistëve politikë është bërë nga frika e madhe që këto dy parti kishin nga moskalimi i pragut zgjedhor në zgjedhjet e parakohshme. Madje, analistët thonë se prapa këtij koalicioni qëndrojnë mafio-oligarkët Devolli, ku sipas tyre, Haradinaj dhe Ahmeti do shfrytëzojnë koalicionin për shantazhimin e skenës politike ne Kosovë. Sipas analistëve, tashmë u dëshmua qartë se Shpend Ahmeti ishte gjithmonë një patericë e Ramush Haradinajt dhe koalicionit PAN.

Image
Nexhat Haziri

“Natyrisht se frika e Shpend Ahmetit se nuk do ta kaloi pragun e shtyri drejtë koalicionit me AAK-në e Haradinajt. Është një koalicion për interesa biznesi, pas së cilit qëndrojnë biznesmenë të fuqishëm siç janë oligarkët "Devolli", dhe se një koalicion i këtyre dy partive nuk i sjellë asgjë të mirë Kosovës, përveç se ardhja eventuale e tyre në qeverisje, e që dyshojë shumë, do ta vazhdoj qeverisjen e tipit mafioz”, thotë analisti politik, Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, koalicioni mes AAK-së dhe PSD-së është vetëm një vazhdimësi e PAN-it 2. 

“Deri sa jo shumë kohë larg, ndoshta para dy tre muajve për PSD-në, Ramush Haradinaj ishte figura e krimit të organizuar, tani po të njëjtit i bëhen patericë AAK-së dhe vet Haradinaj për të fituar edhe një qeverisje Haradinaj 2. Nuk shohë asgjë të përbashkët në mes këtyre dy partive, përpos asaj që e thash më lartë, se prapa këtij koalicioni qëndron interesat e biznesmenëve të fuqishëm, në të cilat hisedar janë edhe lidershipi i këtyre dy partive politike. Ky është vetëm një vazhdimësi e PAN-it 2”, përfundon për “Kosova Sot Online”, analisti politik, Nexhat Haziri.

(Kosova Sot Online)