Kërkohet urgjentisht shkarkimi i Thaçit: Ja pse është i rrezikshëm për Kosovën

  • 22 August 2019 - 07:38
Kërkohet urgjentisht shkarkimi i Thaçit: Ja pse është i rrezikshëm për Kosovën

“Madje Hashim Thaçi personalisht shumë herë është akuzuar edhe si agjent i Serbisë dhe njeri që punon për shërbime të huaja, gjë që jo vetëm se është shumë e rrezikshme për të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës, por edhe tërësisht e pa evitueshme, që kuislingu Hashim Thaçi menjëherë dhe medoemos të shkarkohet nga posti i Presidentit”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Kur po afrohen zgjedhjet e parakohshme, partitë politike në Kosovë janë të vendosura që PDK-në ta dërgojnë përfundimisht në opozitë.

Image

Përveç kësaj, analistët politikë po kërkojnë që LDK, VV dhe AAK të bëhen bashkë dhe të formojnë shumicën që ta shkarkojnë Hashim Thaçin nga posti i presidentit, të cilin këto parti vazhdimisht e kanë konsideruar si rrezik për Kosovën, për shkak të planeve të tij për ndarjen e Kosovës.

Analisti politik, Gani Qarri duke folur për këtë temë për “Kosova Sot Online”, thotë se Thaçi është i gatshëm për çdo gjë, vetëm e vetëm të shpëtojë nga Gjykata Speciale.

“Fakti që kuslingu Hashim Thaçi ka vite që ka dëshmuar se nuk do të kursejë asgjë, dhe është në gjendje që ti fal edhe territorin me pasuritë më të mëdha të Kosovës shtetit të Serbisë,si e veriun e vendit me të gjitha resurset e pamatshme nën dhe mbitokësore, për të arritur një marrëveshje, të dëmshme me Serbinë ,vetëm e vetëm që ai vet t’i shpëtojë Gjykatës Speciale, e bënë të pa evitueshme shkarkimin e tij”, thotë Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, Thaçi është i rrezikshëm për shtetin e Kovës dhe duhet të shkarkohet sa më parë nga posti i presidentit.

“Madje Hashim Thaçi personalisht shumë herë është akuzuar edhe si agjent i Serbisë dhe njeri që punon për shërbime të huaja, gjë që jo vetëm se është shumë e rrezikshme për të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës, por edhe tërësisht e pa evitueshme, që kuislingu Hashim Thaçi menjëherë dhe medoemos të shkarkohet nga posti i Presidentit”.

Qarri ka kërkuar nga LDK, VV dhe AAK që të bëhen bashkë për shkarkimin e Thaçit.

“Ndaj duke marrë parasysh faktin që Hashim Thaçi ka dëshmuar se, jo vetëm që nuk e përfaqëson asnjëherë unitetin e popullit,por dhe mbetet rrezik permanent për tërësinë territoriale të vendit,popullin dhe shtetin e Kosovës, LDK,VV dhe AAK,te cilat edhe ashtu vazhdimisht Thaçin e kanë konsideruar si rrezik për Kosovën, duhet urgjentisht të bëhen bashkë dhe në rast nevoje të iniciojnë edhe ndryshimet e nevojshme kushtetuese në mënyrë që kuislingu Hashim Thaçi të shkarkohet sa më parë nga posti i Presidentit, për shkak te planeve te tij për ndarjen e Kosovës”, deklaron ai për “Kosova Sot Online”.

Për fund, Qarri ka treguar edhe arsyen se pse Thaçi po kërkon që marrëveshja me Serbinë të nënshkruhet sa më shpejtë.

Në anën tjetër vet Thaçi duke parë një rrezik të tillë që tanimë po i kanoset drejtpërsëdrejti atij, kërkon me këmbëngulje që para se të shkohet në zgjedhje të parakohshme, të nënshkruhet sa më parë marrëveshja me Serbinë, në dëm të Kosovës,ndaj partitë në fjalë, duhet të jenë te gatshme për një nismë të tillë, e në rast problemi a pengesash të mundshme, të ndërmarrin edhe ndryshimet e nevojshme kushtetuese, për shkarkimin urgjent të Hashim Thaçit dhe që presidenti i ardhshëm të zgjidhet, jo më nga partitë as kuvendi, por direkt nga populli i Kosovës”, përfundon për “Kosova Sot Online”, analisti politik, Gani Qarri.

(Kosova Sot Online)