Haradinajt i vjen ‘goditja’ e rëndë: Ky është skandali i radhës me Devollët

  • 22 August 2019 - 07:40
Haradinajt i vjen ‘goditja’ e rëndë: Ky është skandali i radhës me Devollët

“Dyfishimi i çmimit të kontrollit teknik të veturave të aksidentuara të riparuara nga 80 në 150 euro në Qendrën e Automjeteve të Kosovës “Eurolab” që është pronë e familjes Devolli, paraqet skandalin e radhës të qeverisë në largim”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Qeveria në dorëheqje e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, jo vetëm që nuk i mori parasysh thirrjet dhe kritikat e ndërkombëtarëve për ndaljen e monopolit të Devollëve në homologim të veturave, por ajo së fundi ka vendosur që t’i shpërblejë edhe me një monopol Devollët.

Image

 

Sipas vendimit të qeverisë, tash e tutje të gjitha veturat të cilat aksidentohen në Kosovë, nuk mund të dalin në qarkullim pa kryer kontrollin në Qendrën e Automjeteve të Kosovës “Eurolab” që është pronë e familjes Devolli, ku kontrolli i mjeteve të aksidentuara të riparuara e që sipas çmimores është 80 euro, ndërsa kontrolli i mjeteve të aksidentuara të ri-aftësuara kushton 150 euro.

E sipas analistëve politikë, ky është edhe një skandal i radhës i kësaj qeverie në ikje. Madje, analisti politik, Florim Zeqa thotë se edhe koalicioni i fundit mes AAK-së dhe PSD –së është produkt i mbështetjes nga Devollët.

 

 

“Bazuar në monopolin që kanë Devollët mbi PSD-në, koalicioni i AAK-PSD është produkt i mbështetjes së kryeministrit për Devollët e jo produkt i mbështetje e PSD-së për "tema të mëdha" siç arsyetohet Haradinaj. Dyfishimi i çmimit të kontrollit teknik të veturave të aksidentuara të riparuara nga 80 në 150 euro në Qendrën e Automjeteve të Kosovës “Eurolab” që është pronë e familjes Devolli, paraqet skandalin e radhës të qeverisë në largim”, thotë Zeqa.

Sipas tij, në vend që të ndërpres monopolin e Devollëve në homologim, Haradinaj po i shpërblen ata me dyfishim të çmimit, i cili e trash akoma më shumë monopolin e Devollëve në kurriz të qytetarëve.

“Bazuar në raportin e Policisë së Kosovës për numrin enorm të aksidenteve në këta dy muajt e fundit (prej 70-100 aksidente në ditë) dhe përfshirjes së automjeteve në ato aksidente, kemi të bëjmë me inkasim prej miliona eurosh në llogarinë e Devollëve. Mbase këtu qëndron edhe arsyeja pse Haradinaj i injoroi gjitha kërkesat e ndërkombëtarëve për ndaljen e monopolit në homologim nga Devollët. Andaj, për këtë zhvatje kriminale që po u bëhet qytetarëve kosovarë, përgjegjësia bie në radhë të parë mbi kryeministrin Haradinaj dhe deputetët e kësaj legjislature që po e heshtin këtë abuzim skandaloz”, përfundoi Zeqa për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)