Haradinaj: Hera e parë që qeveria bie pa vullnetin e PDK-së, udha e mbarë!

  • 22 August 2019 - 11:24
Haradinaj: Hera e parë që qeveria bie pa vullnetin e PDK-së, udha e mbarë!

Zyrtarja e AAK-së, dhe ish- këshilltare e Ramush Haradinajt, Meliza Haradinaj- Stublla ka thënë se kjo është hera e parë që qeveria e vendit bie pa vullnetin e PDK-së.

Përveç kësaj, ajo ka thënë se kjo do të jetë edhe hera e parë që {PDK do të mbetet në opozitë.

Shkrimi i plotë:

Është hera e parë që:
– Qeveria bie pa vullnetin e PDK-së;
– Kuvendi shpërndahet pa vendosë PDK-ja;
– Kosova shkon në zgjedhje pa dëshirën e PDK-së;
– Hera e parë që PDK-ja nuk ka me kënd të bëjë koalicion, dhe
– Dhe hera e parë që PDK do të mbetet në opozitë!
Udha e mbarë!

(Kosova Sot Online)