Haradinaj ia kthen Kurit: Kur dhash dorëheqje, ti ke qenë më i mërzituri
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj pas shpërndarjes së Kuvendit ka thënë se do të bisedojë për ndonjë koalicion edhe me Nismën dhe AKR-në.
“Jemi të hapur edhe për Nismën dhe AKR-në. Do të bashkëpunojmë me këto parti në rast të vullnetit të tyre. Kosova ka dërguar një rast të pjekurisë politike me vendimin e sotëm për shpërndarjen e Kuvendit”, tha Haradinaj.
Kurse, lidhur me akuzat që i pari i VV-së, Albin Kurti i dha për qeverinë e tij, Haradinaj tha se ai ka qenë më i mërzituri kur ka dhënë dorëheqje.
“Tani kur kam dhënë dorëheqje më i mërzituri ka qenë Albini, nuk e di çfarë ka ndodhur sot por atë ditë ka qenë më i mërzituri”, tha Haradinaj.
(Kosova Sot Online)