Ambasadori gjerman në Beograd: Shpresojmë që dialogu do të rinisë së shpejti

  • 22 August 2019 - 12:09
Ambasadori gjerman në Beograd: Shpresojmë që dialogu do të rinisë së shpejti

Ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Schieb, ka thënë se është shumë optimistë se do të rinisë dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Unë besoj dhe jam shumë optimist, dhe shpresojmë që dialogu do të rinisë së shpejti. Janë bërë përpjekje të ndryshme për të pezulluar taksën. Por një gjë e tillë nuk ka funksionuar. Ne shpresojmë që e ardhmja e afërt do të jetë frytdhënëse”, ka thënë ambasadori gjerman për televizionin N1, transmeton Gazeta Express.

Sa i përket deklaratës së fundit të QUINT-it, ambasadori gjerman thotë se ajo tregon që rinisja e shpejtë e dialogut është e nevojshme, dhe do të ndodh shumë shpejtë.

“Ne iu kemi bërë thirrje të dy palëve që të heqin dorë nga veprimet që do të mund të ndikonin në vazhdimin e dialogut, përfshirë këtu edhe kampanjën e Serbisë për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës”, ka thënë ai.

Për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi sot ka folur edhe eksperti amerikan, Eduard Joseph, duke treguar se takimi i Sekretarit Amerikan, Mike Pompeo, me presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic, është një tregues i mirë, që SHBA-të janë të interesuar për zgjidhjen finale të dialogut Kosovë-Serbi.

(Kosova Sot Online)