Abdixhiku: Shteti i humbjes së 24 mijë vendeve të punës e i 100 milionëve për veteranët e rrejshëm, po merr fund

  • 22 August 2019 - 12:32
Abdixhiku: Shteti i humbjes së 24 mijë vendeve të punës e i 100 milionëve për veteranët e rrejshëm, po merr fund

Ish- deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas përfundimit të seancës plenare dhe shpërndarjes së Kuvendit, ka thënë se qeveria PAN nuk do t’i mungojë askujt.

Abdixhiku ka numëruar edhe emërimet politike të cilat janë bërë në këtë qeveri.

Ka thënë shteti i i kapur i 82 zëvendësministrave, i 400 këshilltarëve, i 54 milionëve të Bektelit, i 52 milionëve të ujit, i 100 milionëve të veteranëve të rrejshëm, i kërcënimit të prokurorëve, po merr fund.

“Shteti i kapur i 82 zëvendësministrave, i 400 këshilltarëve, i 54 milionëve të Bektelit, i 52 milionëve të ujit, i 100 milionëve të veteranëve të rrejshëm, i kërcënimit të prokurorëve, i falimentimit të Telekomit, i punësimeve familjare, i rritjes së pagave për vete, i mashtrimit në festë pavarësie, i zv/kryeministrave me armë në shokë, i ministrave me aktakuza, i kidnapimit të qytetarëve të huaj, i dështimit në liberalizim, i dështimit në Interpol, i izolimit nga aleatët, i humbjes së njohjeve, i humbjes së 24,000 vendeve të punës, i rritjes së borxhit publik, i kapjes së universiteteve, i zaptimit të noterëve, e i vendosjes së Komandant “Fytyrave” tek pronat – po merr fund. Për të mirë; ma në fund”, ka shkruar ai.

 

(Kosova Sot Online)