Arrestohet një person për falsifikim të dokumenteve në Pejë
Është arrestuar një person që bënte falsifikim të dokumenteve. Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të një komunikate zyrtare.
Personi është mashkull K/Shqiptar i lindur në vitin 1965 me inicialet K.G.
Të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orëve.
Kjo është komunikata e plotë e Policisë:
Policia e Kosovës, konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Pejë ka pranuar informacione se një person i dyshuar ka bërë falsifikimin e një dokumenti personal.
Pas pranimit të këtyre informacioneve, menjëherë është filluar me procedurat e nevojshme për hetim të rastit, me ç’rast edhe është kryer arrestimi i personit të dyshuar.
Personi i arrestuar dyshohet se ka falsifikuar një patentëshofer të Republikës së Sllovenisë dhe të njëjtin dokument e ka përdorur për t’i vënë në lajthim autoritetet kompetente për paisje me patentë shofer të Republikës së Kosovës.
Personi i dyshuar i arrestuar është:
· K. G viti i lindjes 1965 M K/Shqiptar
Lidhur me rastin, nga i lartëcekuri është konfiskuar një patentë shofer i Republikës së Kosovës dhe në konsultim me prokurorin kompetent, të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
(Kosova Sot Online)