‘Goditje’ e rëndë për koalicionin Nisma-AKR, ja kush i quan satelitë të PDK-së

  • 24 August 2019 - 17:32
‘Goditje’ e rëndë për koalicionin Nisma-AKR, ja kush i quan satelitë të PDK-së

“Nisma pa dyshimin as me të vogël është një parti satelite e PDK-së. Shumica e anëtarëve të saj janë pjellë e PDK-së. Koalicioni i tillë si ky mes Nismës dhe AKR-së, është koalicion që të mbledhin votat e shpërndara të PDK-së, në mënyrë që votat e tyre mos të shkojnë tek partitë e tjera”, tha Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Nisma për Kosovën dhe AKR-ja kanë lidhur koalicion parazgjedhor, ku kandidat për kryeministër nga ky koalicion do të jetë Fatmir Limaj.

E sipas analistëve politikë, bashkimi i Limajt me Pacollin është në të vërtet një koalicion i Hashim Thaçit, pasi sipas tyre Thaçi e ka Pacollin njeri 100% në shërbim të tij, por tani për shkak të interesave financiare të Limajt, e ka kthyer jaraninë edhe me të.

Sipas analistëve, Limaj dhe Pacolli janë vetëm dy pijuna në skenën politike, të cilët do të punojnë për interesat e tyre personale por edhe të shefit të shefave Hashim Thaçit dhe mafio-oligarkëve të klubit të tyre.

Image
Faik Krasniqi

E sipas analistit politik, Faik Krasniqi, Nisma është vetëm një parti satelite e PDK-së.

“Me përjashtim te Vetëvendosjes, të gjitha partitë e tjera i kanë shërbyer Hashim Thaçit për interesa personale dhe partiake. Nisma pa dyshimin as me të vogël është një parti satelite e PDK-së. Shumica e anëtarëve të saj janë pjellë e PDK-së. Koalicioni i tillë si ky mes Nismës dhe AKR-së, është koalicion që të mbledhin votat e shpërndara të PDK-së, në mënyrë që votat e tyre mos të shkojnë tek partitë e tjera”, thotë Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, Nisma dhe AKR-ja janë ‘Kali i Trojës’ për krijimin e Qeverive.

“PDK-ja ka bërë kalkulime politike, që sido që të vije puna këto dy parti t'i ketë pas vetës. Këto dy parti janë Kali i Trojës për krijimin e Qeverive. Vetëvendosje ose LDK nëse i fitojnë zgjedhjet, këto dy parti duhet t'i përjashtojnë nga koalicioni qeverisës, sepse janë pjellë e Hashim Thaçit!”, ka përfunduar Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)