E rëndë: Ja dy skandalet e mëdha të Haradinajt që do mbahen mend

  • 25 August 2019 - 17:47
E rëndë: Ja dy skandalet e mëdha të Haradinajt që do mbahen mend

“Ramush Haradinaj gjatë mandatit te tij si Kryeministër do mbahet në mend për 2 skandale dhe një të arritur. Skandali i pare - dhënia e 8800 hektar toke Mali të Zi dhe skandali i dytë - rritja e pagave mbi 2000 euro. Kurse për të arriturën - taksen ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës”, tha Grapci.

Tashmë kur është shpërbërë edhe Kuvendi i Kosovës dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit, analistët politikë kanë filluar të hedhin kritika të ashpra ndaj kësaj qeverisje.

Ata akuzojnë rëndë Ramush Haradinajn dhe Behgjet Pacolli, të cilët sipas analistëve e kanë shkatërruar diplomacinë kosovare gjatë kësaj kohe sa ishin në qeverisje, pasi Kosova dështoi që marrë njohje të reja, për me keq edhe i humbi disa prej tyre.

Përveç kësaj, Kosova edhe në anëtarësimin në shumë organizata ndërkombëtare, krejt kjo sipas analistëve pas udhëheqjes skandaloze të diplomacisë kosovare nga Behgjet Pacolli, i cili e përdori më shumë atë për interesa personale të tij. 

Sipas analistit politik, Dardan Grapci skandalet e njëpasnjëshme të Behgjet Pacollit e kanë dëmtuar rëndë Kosovën.

Image
Dardan Grapci

“Diplomacia e Kosovës më së shumti është shkatërruar nga skandalet e shpeshta që i ka bërë Behgjet Pacolli, në vend se të lobojë tek shtetet që nuk e kanë pranuar Kosovën, ai bejke skandale në çdo vend ku shkojke, ku skandali më i madh ishte ai me Donald Trumpin që nuk e përshëndeti”, ka thënë Grapci për “Kosova Sot Online”.

Më tej, Grapci ka përmendur edhe dy skandalet e mëdha të Ramush Haradinajt që ndodhën gjatë kohës sa ishte kryeministër.

“Ramush Haradinaj gjatë mandatit te tij si Kryeministër do mbahet në mend për 2 skandale dhe një të arritur. Skandali i pare - dhënia e 8800 hektar toke Mali të Zi dhe skandali i dytë - rritja e pagave mbi 2000 euro. Kurse për të arriturën - taksen ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës”, shtoi Grapci.

Sipas tij, fajtori kryesor për dështimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare Behgjet Pacolli. 

“Është e vërtetë që Kosova ka dështuar në shumë organizata ndërkombëtare, dhe për këtë fajin kryesor e ka Behgjet Pacolli si Ministër i Jashtëm. Shpresoj që me Qeverinë e re që do krijohet me zgjedhjet në fillim të Tetorit, Kosova ta merr një kahje pozitive, e jo të vazhdohet me skandale të njëjta”, përfundoi Grapci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)