Ndryshime drastike të motit: Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vazhdim

  • 26 gusht 2019 - 07:44
Ndryshime drastike të motit: Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vazhdim

Javën e fundit të muajit gusht vazhdon moti i nxehtë, por ditëve të para të javës me shtrëngata me shi

Gjatë ditës së sotme mot pjesërisht vranët, priten edhe zhvillime të shtrëngatave me shi.

Temperatura maksimale pritet të jetë 31 gradë Celsius, kurse ajo minimalja pritet të jetë 16 gradë Celsius.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-11m/s.

Shtypja atmosferike mbetet pak e lartë mbi vlera normale.

(Kosova Sot Online)