“Gabimin më të madh të jetës e bëra për dashurinë”, rrëfimi në FB i të riut që vrau 23-vjeçarin...

  • 26 August 2019 - 13:46
“Gabimin më të madh të jetës e bëra për dashurinë”, rrëfimi në FB i të riut që vrau 23-vjeçarin...

Nje djale i ri 23 vjecar u vra me thike pas nje sherri, jashte nje klubi nate ne Novara, saktesisht në Borgo Ticino.

Sherri erdhi per rivalitet ne dashuri, ose nje ceshtje sentimentale qe mbetet ende per t’u hetuar nga policia.

Autori i dyshuar i vrasjes së të riut u ndalua nga karabinierët. Ai quhet Alberto Pastore dhe vetem pak para se ta arrestonin publikoi nje mesazh ne profilin e tij ne FB, duke u rrefuer.

“Unë dua të kërkoj falje, kam bere nje … për dashuri”, shkroi Alberto Pastore, 23 vjeç, i riu që goditi me thikë nje moshatarin e tij gjate nates. 

Mes te tjerash ai shkruan: Zbulova shumë gjëra nga shoku im më i mirë, nuk mund të vazhdoja në këtë mënyrë, isha vene ne loje … Në jetën time kam bere shume gabime, por me i madhi eshte ky … ». Me tej falenderon prinderit, babain per te cilin shkruan se ka qene nje baba fantastik dhe nenen e tij. Nuk harron as miqte dhe disa nga familjaret, te cileve me tej u kerkon edhe falje qe nuk do ta njohin me sic e kane njohur.

Viktime e sulmit me thike eshte Yoan Leonardi, një bashkëmoshatar me të cilin ishte grindur për çështje sentimentale. Ende është e paqartë nëse të dy kishin bërë një takim për t’u sqaruar, apo cfare ndodhi mes tyre.

(Kosova Sot Online)