Rrufe e breshër, moti surprizon sërish, ja çfarë pritet këtë javë
“Kapriçot” e motit duket se nuk kanë të sosur. Pas ditëve të nxehta, kjo javë pritet të sjellë një rënie temperaturash.
Sipas Institutit të Gjeoshkencës, paraditeve pritet të dominojë mot i kthjellët me vranësira të lehta, por pasditeve, prania e vranësirave do të shtohet, dhe nuk përjashtohet mundësia për ndonjë reshje intensive, afatshkurtër, me rrufe dhe breshër, më e mundshme në terrenet kodrinore-malore dhe ato pranë tyre, përfshirë edhe ato pranë bregdetit.
Era do të fryjë e lehtë, por do të forcohet gjatë pasditeve.
(Kosova Sot Online)