Madridi goditet nga stuhia dhe breshëri

  • 27 August 2019 - 10:20
Madridi goditet nga stuhia dhe breshëri

Rrugët e kryeqytetit spanjoll janë vërshuar nga uji dhe breshëri pas një stuhie të madhe dhe të papritur që e goditi qytetin të hënën pasdite.

Në pamjet e publikuara në internet shihet se si uji i merr me vete veturat e parkuara në rrugë në pjesën jugore të Madridit.

“Një stuhi e fuqishme e ka goditur pjesën juglindore të Madridit. Këto janë pamjet e para të rrugëve në Arganda, ku qielli është tërbuar brenda pak minutash”, shkroi eksperti i klimës, Mario Picazo.

Disa pjesë të autostradave M40 dhe M30 janë bllokuar nga uji, ndërsa nga vërshimet janë prekur edhe linjat e metros.

Në Arganda kanë rënë 40 litra breshër për metër katror nga ora 5 e 30 minuta deri në orën gjashtë.

Së paku 50 vetura janë dëmtuar vetëm në këtë pjesë, ndërsa dëmtime ka pasur edhe në vreshta, shkruan “OlivePress”.

(Kosova Sot Online)