Fjala “e virgjër” largohet nga përdorimi në certifikatat e Bangladeshit

  • 27 August 2019 - 13:11
Fjala “e virgjër” largohet nga përdorimi në certifikatat e Bangladeshit

Një vendim i Gjykatës së Lartë ka theksuar se fjala “e virgjër” do të zëvendësohet me “e pamartuar”. Për këtë çështje ishte diskutuar shumë në shtetin e Bangladeshit, i cili ka shumicë myslimane.

Fjala “e virgjër” duhet të fshihet nga certifikatat e martesës në Bangladesh, kështu të paktën ka urdhëruar Gjykata e Lartë pasi që disa persona kërkuan mendimin e saj rreth termit të cilin e quajtën “turpërues dhe diskriminues”, shkruan The Guardian.

Në vendin e Azisë jugore, kur zgjidhet një nuse, ajo duhet që në certifikate të zgjedhë tre opsione, nëse ajo është Kumari (sq. e virgjër), e ve apo e divorcuar.

Në këtë vendim që u morr ditën e diel, gjykata urdhëroi qeverinë që ta fshijë termin dhe ta zëvendësojë atë me “e pamartuar”. Këtë e ka konfirmuar edhe gjykatësi, Amit Talukder.

Gjykata pritet që vendimin e plotë ta publikojë në tetor, madje edhe me formën se si do të duken certifikatat në të ardhmen.

Grupet e të drejtave të njeriut shumë shpesh e kanë kritikuar termin e përdorur në certifikata, i cili ishte përdorur për herë të parë në vitin 1961, dhe nga ajo kohë nuk ka pasur ndryshime.

Bangladeshi është shteti i tretë me më së shumti myslimanë në botë. Ka 168 milionë banorë dhe 90% e saj janë myslimanë. 

(Kosova Sot Online)