Humb jetën 6-vjeçari në plazhin e Durrësit, iu largua prindërve dhe u fut në det, por…

  • 27 August 2019 - 14:45
Humb jetën 6-vjeçari në plazhin e Durrësit, iu largua prindërve dhe u fut në det, por…

Një femije 6 vjeç ka humbur jeten sot pasi eshte mbytur në plazhin e Durrësit.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja është regjistruar mesditën e sotme në plazh, pranë zonës së quajtur “Iliria”.

Burimet thane per Panorama se i mituri ka qenë në plazh së bashku me familjen, kur është futur për tu larë nje moment duke i shpëtuar vëmendjes së prindërve. 

Këta të fundit kanë konstatuar mungesën e djalit dhe janë futur ne det për ti dhënë ndihmë. Pasi është derguar për në urgjencën e spitalit rajonal, fëmija ka ndërruar jetë.

(Kosova Sot Online)