Nisma pas aderimit të Shyqiri Bytyqit në AAK: E bëmë ministër, ani pse s’kishte vota

  • 27 August 2019 - 17:45
Nisma pas aderimit të Shyqiri Bytyqit në AAK: E bëmë ministër, ani pse s’kishte vota

Largimi i ministrit në detyrë të Arsimit, Shyqiri Bytyqit nga Nisma Social Demokrate dhe kalimi në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës mbetet ende pezull ani pse u raportua.

Mirëpo, nga partia Nisma thonë se ata i kanë dhënë mbështetje të madhe Bytyqit ani pse nuk ishte votuar shumë.

‘’Nuk e di krejt arsyen, sidoqoftë të jem i sinqertë, Nisma Socialdemokrate dega në Drenas e ka përkrah pozitën e tij si ministër, ani pse ai nuk ka pasur shumë vota. Ne e kemi miratu kërkesën e kryetarit Limaj. Për dy vite e kemi bërë figurë, e kemi bërë ministër, zgjedhja e tij është personale, por Nisma i ka dhënë shumë ma shumë Bytyqit’’, ka deklaruar Isa Xhemajlaj nga Nisma.

(Kosova Sot Online)