Vazhdojnë pritjet e gjata në Merdare

  • 29 August 2019 - 08:06
Vazhdojnë pritjet e gjata në Merdare

Gjendja në pikat kufitare Pritjet deri një orë të mërgimtarëve nëpër pikat kufitare po vazhdojnë edhe sot.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për menaxhimin kufitar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në Merdare pritja për të dalë nga Kosova është rreth 1 orë, ndërsa për të hyrë në Kosovë 10 deri në 15 minuta, derisa kolona e automjeteve është e gjatë deri në 100 metra.

Pikat tjera kufitare të Kosovës me shtetet fqinje janë më pak të ngarkuar. Pritjet hyrje-dalje janë jo më shumë se 15 minuta.

(Kosova Sot Online)