Naser Berisha e ironizon Dardan Molliqajn duke e quajtur 'superanalist'

  • 29 August 2019 - 18:31
Naser Berisha e ironizon Dardan Molliqajn duke e quajtur 'superanalist'

Duke marrë si shkas ngjarjet aktuale, ku çdo individ po ia atribon vetës fitoren në Zgjedhjet që priten të mbahen me 6 Tetor, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Këngëtari i njohur Naser Berisha përmes një shkrimi në Facebook, ka rrëfyer një ngjarje me Dardan Molliqaj, duke e quajtur me ironi "super anlaist".

Ky është postimi i plotë pa ndërhyrjen e redaksisë:

 

Nje ngjarje e vertet.

Inspiruar nga mysafiri i mbremshem ne „Interaktiv“ ne KTV i cili mbrem doli me disa parashikeme absurde.

Kjo eshte biseda ne mes meje si amater-politik dhe „superanalistit“ te zgjedhjeve dhe njohesin e mire te statistikave dhe metodologjis se sondazheve Dardan Molliqaj.

 

Ishte muaji Maj 2017 (disa jave para zgjedhjeve) ne rrugen Frankfurt-Stuttgart, ne makine une dhe ai.

 

Une: Dardan a e keni mendue mundesin qe PDK/AAK/Nisma duke e ndje euforin e popullates per te votuar VV, ata kane per ta bere trikun e “5min n‘12“ me listen e perbashket, e edhe pse gjthçka po flet se si subjekt VV do te del e para, por pas vendimit te gjykates i bije se keta si koalicion do te dalin te paret dhe e kane te drejten eksluzive per formimin e qeveris.

Dardani: mos ta nin bre Naser, se Prishtina eshte e vogel per me ndodhe kesi gjana te mdhaja pa u marr vesh mbrenda 2 ore ne krejt Prishtinen, nuk mundet me ndodh kjo.

Fundin tanime e dijme te gjithe...

Image

(Kosova Sot Online)