Burri nga Gjakova ushtron dhunë ndaj familjes, arrestohet

  • 30 August 2019 - 09:29
Burri nga Gjakova ushtron dhunë ndaj familjes, arrestohet

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24-orësh se ka arrestuar dje në Gjakovë, një person, pasi që i njejti kishte ushtruar dhunë psikike në familjen e tij.

U bë e ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 15:00, derisa, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull K/Shqiptar ka ushtruar dhunë psikike në familjen e tij. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia.

(Kosova Sot Online)