Arrestohet pronari i restorantit në Gjilan ku u helmuan 22 persona

  • 30 August 2019 - 09:39
Arrestohet pronari i restorantit në Gjilan ku u helmuan 22 persona

Policia e Kosovës mbrëmë ka arrestuar pronarin e një restoranti në Gjilan. Arsyeja e arrestimit ka qenë helmimi i 22 personave, të cilët mëngjesin e të hënës kishin konsumuar ushqim në lokalin e tij.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Lidhur me rastin me datën 29.08.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pronar i një lokali, pasi që në lokalin e njëjtë si pasojë e konsumimit të ushqimit janë helmuar ankuesi mashkull K-Shqiptar dhe 21 klientë të tjerë. Të gjithë të helmuarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. 

(Kosova Sot Online)