Kirurgun e zë gjumi në dysheme, foto e tij bëhet menjëherë virale

  • 30 August 2019 - 19:25
Kirurgun e zë gjumi në dysheme, foto e tij bëhet menjëherë virale

Një fotografi e një kirurgu nga Kina, të cilin e zuri gjumi në korridorin e spitalit, po bën xhiron në rrjet.

Dai You vendosi që të mos bënte asnjë minutë pushim në mënyrë që pacientët e tij të merrnin trajtimin e duhur në kohë.

Ai e nisi punën në orën 8 të mëngjesit dhe deri në 17:00 realizoi 7 operacione pa bërë aspak pushim. Pas operacionit të 7, doktori vendosi që të ulej në dyshime që të pushonte 10 minuta, teksa kolegët e tij po përgatitnin sallën për operacionin e radhës.

Ishte ora 17:00 e ditës së hënë, kur kolegët e fotografuan teksa flinte dhe ajo u bë menjëherë virale dhe përdoruesit e rrjeteve sociale e quajnë “hero”.

Pasi u zgjua, ai realizoi edhe ndërhyrjet që i kishin mbetur dhe u largua nga spitali rreth orës 9 të darkës.

I kontaktuar nga mediat vendase, kirurgu është shprehur se kjo është detyra e tij, që të kujdeset për pacientët.

Ai është zëvendës drejtor në Departamentin Ortopedik të Spitalit Qendror Longgang në Shenzhen të Kinës jugore.

Kirurgu shtoi se ai dhe kolegët e tij duhet të bënin 10 ndërhyrje kirurgjikale atë ditë.

(Kosova Sot Online)