Shala: Autostrada e Dukagjinit nuk është prioritet

  • 30 August 2019 - 22:13
Shala: Autostrada e Dukagjinit nuk është prioritet

Anëtari i kryesisë së LDK’së, Kujtim Shala, ka treguar se nëse qeverinë e ardhshme e formon LDK’ja, autostrada e dukagjinit nuk do të ndërtohet sepse nuk është prioritet, e gjithashtu as kufijtë e shtetit nuk do të preken.

“Unë vazhdimisht bisedoj me njerëzit e Rrafshit të Dukagjinit dhe janë tepër të rrallë ata që e dëshirojnë Autostradën e Dukagjinit”, ka thënë Shala.

Ai arsyeton se autostrada nuk është çështje prioritare.

“Nuk jemi kundër autostradave, por kjo nuk është çështje prioritare momentalisht”, ka vazhduar Shala. 

Ndërsa për çështjen e kufijve ai ka thënë se ata nuk do të preken nga qeveria e ardhshme.

“Qeveria e Kosovës nuk do të bisedojë për kufijtë e shtetit tonë, Kosova nuk jep as nuk merr”, ka theksuar Shala.

Ndërsa për çështjen e fryrjen e listave të veteranëve, ai tha se ata po paguhen si persona të subjekteve politike.

“Ne paguajmë persona që nuk kanë qenë fare veteran, por paguajmë persona të subjekteve politike”, shtoi Shala.

(Kosova Sot Online)