Paralajmërojnë meteorologët: Nga e marta…

  • 31 August 2019 - 08:00
Paralajmërojnë meteorologët: Nga e marta…

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë.

Temperatura më e lartë e ditës 31°C. Do të fryej erë e dobët nga juglindja dhe lindja.

Të dielën dhe të hënën pritet mot me diell dhe shumë i ngrohtë me një temperaturë maksimale nga 31 deri në 35 gradë.

Që nga e marta pritet mot pjesërisht me re dhe më i freskët, herë pas here me shi e stuhi.

(Kosova Sot Online)