Britania para protestave masive kundër mbylljes së kuvendit

  • 31 August 2019 - 11:42
Britania para protestave masive kundër mbylljes së kuvendit

Qindra mijëra protestues pritet të dalin rrugëve në mbarë Britaninë e Madhe të shtunën për ta kundërshtuar nismën e kryeministrit Boris Johnson për ta ndërprerë përkohësisht punën e kuvendit britanik.

Organizatorët janë duke e përkrahur kundërshtimin e ligjit për rend publik gjatë valës së protestave, në të cilat protestuesit do ta kundërshtojnë mbylljen e kuvendit. Në mesin e figurave të njohura që do të mbajnë fjalime para protestuesve është edhe kancelari në hije, John McDonnell.

Kryetari i Partisë Laburiste në opozitë, Jeremy Corbyn, i ka përkrahur protestuesit të premten, duke thënë: “Zemërimi i popullit ndaj hapit të Boris Johnson-it për ta mbyllur demokracinë ka qenë shurdhues. Njerëzit kanë të drejtë kur vendosin të dalin në rrugë dhe unë i inkurajoj të gjithë që të dalin në protesta në Londër dhe në tërë vendin nesër”.

Në një grup në Facebook, të quajtur “Ndale puçin, mbroje demokracinë”, thuhet: “Boris Johnson po përpiqen ta mbyllë demokracinë tonë në mënyrë që ta çojë përpara agjendën e tij për Brexit-in. Ne nuk mund të mbështetemi vetëm te gjykatat për të shpëtuar. Të gjithë e kemi për detyrë ta ngrisim zërin”.

Protesta të shtunën janë planifikuar në qytetet si: Mançester, Liverpool, Newcastle, Bristol, Glasgoë dhe Swansea, ndërsa për javën e ardhshme janë paralajmëruar 80 protesta të reja, shkruan “The Guardian”.