Shtetet e Bashkuara bëhen gati për stuhi, presidenti shkon të luajë golf

  • 01 September 2019 - 10:07
Shtetet e Bashkuara bëhen gati për stuhi, presidenti shkon të luajë golf

Miliona banorë të pjesës lindore të Shteteve të Bashkuara, nga Florida deri në Karolinën Veriore, vazhdojnë të mbesin të rrezikuar nga uragani “Dorian”. Sidoqoftë, autoritetet kanë parashikuar që stuhia të mos e godasë drejtpërdrejtë territorin tokësor.

Të premten, stuhia “Dorian” u cilësua si stuhi e shkallës së katërt. Ajo ishte duke lëvizur drejt perëndimit nga Oqeani Atlantik dhe fillimisht pritej që të ishte stuhia më e fuqishme që e ka goditur Floridën në tri dekadat e fundit. 

Në anën tjetër, presidenti Trump ka shkuar në klubin e tij të golfit në Virgjinia me helikopter. Sekretarja për medie e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham, tha se presidenti informohet për çdo orë lidhur me situatën në brigjet lindore.

“Ka shpresa”, tha Jeff Masters, drejtor i meteorologjisë në institutin “Weather Underground”. Megjithatë, zyrtarët paralajmëruan për ndikim të mundshëm shkatërrues, ndonëse qendra e stuhisë ende ndodhet në territor ujor.“Edhe nëse nuk e godet drejtpërdrejt Floridën, kjo prapë se prapë është një stuhi e madhe dhe e fuqishme”, tha Ron DeSantis, guvernator i Floridës.

Ai e ka shpallur gjendjen e emergjencës në 67 distrikte të Floridës para fundjavës së kaluar dhe tha se ka biseduar edhe me presidentin amerikan, Donald Trump, i cili i ka premtuar ndihmë nga qeveria qendrore, shkruan “The Guardian”.

(Kosova Sot Online)