Gjashtë të vdekur nga rrëzimi i helikopterit civil në Norvegji

  • 01 September 2019 - 16:04
Gjashtë të vdekur nga rrëzimi i helikopterit civil në Norvegji

Policia norvegjeze njoftoi të dielën se gjashtë persona kanë vdekur pasi një helikopter civilësh u rrëzua në pjesën veriore të Norvegjisë pasditen e së shtunës.

Në mesin e personave që ndodheshin në helikopter ishin gjashtë të rinj norvegjezë në të njëzetat dhe një pilot suedez. Një person që ishte gjetur i gjallë në vendin e aksidentit ka vdekur më vonë në spital.

Ekipet e shpëtimit thanë se helikopteri i tipit Airbus AS350 i takonte kompanisë norvegjeze “Helitrans”. Kjo kompani shkroi në faqen e saj në internet se nuk mund të komentojë për rrethanat e aksidentit.

Shkaku i aksidentit ende nuk është i qartë, por autoritetet norvegjeze e kanë nisur një hetim lidhur me këtë rast.

Një zyrtar i Bordit për Hetimin e Aksidenteve it ha një gazete norvegjeze se disa hetues nga Franca dhe nga kompania “Airbus” pritet të shkojnë në Norvegji të hënën për t’u marrë me hetimin e kësaj tragjedie, shkruan “Reuters”.

Kosova Sot Online