Parashikimi befasues: Ja sa deputetë do t’i fitonin LDK dhe VV në koalicion

  • 01 September 2019 - 19:38
Parashikimi befasues: Ja sa deputetë do t’i fitonin LDK dhe VV në koalicion

LDK refuzoi ofertën e Albin Kurtit. E Vetëvendosje nuk e pranoi Vjosa Osmanin si kandidate për kryeministre...

U fol e u përfol në medie për një koalicion të mundshëm në mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, por kjo nuk ndodhi, pasi që Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e ka pranuar ofertën e Albin Kurtit drejtuar kësaj partie e cila ishte për listë të përbashkët zgjedhore pa kandidat për kryeministër, shkruan "Kosova Sot Online". E në anën tjetër, Vetëvendosje nuk e ka pranuar propozimin e LDK-së që të hyjnë në koalicion me Vjosa Osmanin si kandidatë për kryeministre.

Image
Faik Krasniqi

E analisti politik, Faik Krasniqi tha për "Kosova Sot Online” se oferta e Albin Kurtit drejt LDK-së ishte një ofertë shumë e mirë dhe reale.

" Ishte gjeniale dhe shumë e sinqertë, duke i dhënë përparësi kandidatit të LDK-së që të jetë bartës i listës së koalicionit të përbashkët. Cili do kandidat do të fitonte me shume vota, ai kandidat edhe do të bëhej kryeministër", tha Krasniqi për "Kosova Sot Online".

Sipas Krasniqit, pasi edhe pas kësaj oferte nuk u nënshkrua koalicioni mes këtyre dy partive, atëherë LDK-ja e dëshmoi se kurrë nuk e ka pas në plan që të bëj marrëveshje me LVV.

"LDK me LVV do te kishin gjasat që t'i fitonin deri në 70 deputet. Nëse LVV del e para, atëherë nuk bën koalicion me PDK. Por nëse LDK del e para, nuk do te isha aq i sigurt deri sa frenat e kësaj partie i kanë garda e vjetër e saj!" ka përfunduar Krasniqi për "Kosova Sot Online”.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 6 tetorit, Lidhja Demokratike e Kosovës do të garojë me Vjosa Osmanin si kandidate për kryeministre, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje do ta ketë Albin Kurtin si kandidat për kryeministër.

Poashtu, asnjëra nga këto dy parti nuk e kanë përjashtuar bashkëpunimin dhe koalicionin paszgjedhor.

(Kosova Sot Online)