‘Frika e madhe”, edhe një mashtrim i radhës në prag të zgjedhjeve

  • 02 September 2019 - 07:37
‘Frika e madhe”, edhe një mashtrim i radhës në prag të zgjedhjeve

Premtimi për shtetin e së drejtës dhe luftimin e korrupsionit, mashtrimi më i madh elektoral për qytetarin e Kosovës.

Analistët politikë nuk e vlerësojnë seriozisht dhe nuk u besojnë aspak partive politike dhe përfaqësuesve të tyre në zotimet që do ta bëjnë luftimin e krimit dhe të korrupsionit, nëse cilido prej tyre merr pushtetin në mandatin që vjen.

Image

Njohësi i kësaj fushe, Naim Miftari tha për “Kosova Sot Online” se të gjitha subjektet politike dhe përfaqësuesit e tyre në kontaktet me qytetarë, po e abuzojnë situatën e rëndë në fushën e sundimit të ligjit vetëm për të fituar vota, duke ju premtuar qytetarëve se këtë herë, pas marrjes së pushtetit, do të zhvillojnë luftë të pa kompromis kundër krimit e korrupsionit, mirëpo askush deri më tani nuk e premton Vetingun si projekt me prioritet të par për reformimin e sistemit.

“Pa Veting nuk mundë të luftohet korrupsioni dhe vendoset drejtësia kur e kemi një shumicë të konsiderueshme gjykatësish e prokurorësh të inkriminuar thellë në krim me pushtetarët dhe me precedent korruptiv prandaj partitë politike po mashtrojnë edhe këtë herë sikur që kanë mashtruar edhe në të kaluarën. Nuk është hera që partitë dhe politikanët e korruptuar premtojnë luftë kundër korrupsionit, apo politikanët multi milioner të pasuruar në mënyrë ilegale ju premtojnë qytetarëve të varfër të Kosovës zhvillim ekonomik social. Fatkeqësisht kështu funksionon politika kosovare që nga paslufta. Premtojnë drejtësi dhe punësime, e pas zgjedhjeve punësojnë familjarët e tyre në organe shtetërore, punësojnë edhe dashnoret e veta”, tha Miftari për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, kjo është arsyeja pse askush deri më tani nuk po e premton si angazhim të veçantë bërjen e ligjit Veting, që është çelësi i dekriminalizimit të drejtësisë dhe të politikës së inkriminuar.

“Pothuajse asnjëra parti politike nuk e mbështetë dhe nuk kërkon me ngulmë Veting, nga i cili nuk do të mundë të shpëtonte dora e mafies dhe politikanëve të korruptuara të Kosovës, nuk do të shpëtonte dot as prokuroria, gjyqësia, policia dhe inteligjenca. Prandaj ky mos kërkim i pastrimit me Veting të organeve shtetërore nga krimi i organizuar tregon se shumica e liderëve politik dhe klanet e interesit të ngushtë në partitë politike të Kosovës janë vet pjesë e krimit të organizuar dhe se këta frikësohen nga ligji i pastër pasi që shumë shpejt, shumica prej tyre, do të do të përfundonin në gjykata, në bankat e të akuzuarve, duke filluar nga akuzat për vjedhje,shantazhe e deri deri te vrasjet politike dhe vrasjet e eliminimit të konkurrentëve në biznese të nëntokës kriminale politike”, tha Miftari për “Kosova Sot Online”.

Prandaj ai thotë se edhe këto zgjedhje nuk pritet të sjellin ndryshim qenësor pasi shumica e partive politike janë të korruptuara.

“Tjetër gjë premtojnë gjatë fushatës zgjedhore por ndryshe veprojnë pas marrjes së pushtetit sepse nëpër të gjitha këto parti politike vetëm ndërrohen grupet dhe lidhjet e hajnave me rrotacion, por gjendja e popullit vetëm sa vjen e përkeqësohet dita ditës”, tha Miftari për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)