Thaçi: Suksesi i nxënësve do të përcaktojë fatin dhe të ardhmen e gjithë shoqërisë

  • 02 September 2019 - 09:57
Thaçi: Suksesi i nxënësve do të përcaktojë fatin dhe të ardhmen e gjithë shoqërisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka uruar nxënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2019/2020.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka thënë se suksesi i nxënësve që sot për herë të parë vijojnë klasën e parë, do të përcaktojë nesër fatin dhe të ardhmen e gjithë shoqërisë dhe shtetit të Kosovës.

Thaçi ka thënë se deri tani kanë investuar në infrastrukturë dhe modernizimin e kurrikulave, por se tash është koha që të nxisim cilësinë.

“Në këto dy dekadat e fundit kemi investuar në infrastrukturë, kemi modernizuar kurrikulat dhe objektet shkollore. Tani është koha që të nxisim cilësinë, si parakusht për forcimin e përgatitjes profesionale të fëmijëve tanë”, ka shkruar Thaçi.

(Kosova Sot Online)