Kosovarët rrahin gratë, lirohen nga policia

  • 02 shtator 2019 - 10:01
Kosovarët rrahin gratë, lirohen nga policia

Në dy raste të ndara, njëri në Suharekë e tjetri në Klinë  janë rrahur gratë. Por dhunuesit, që kanë qenë bashkëshortët e tyre, në të dy rastet janë liruar nga policia e Kosovës në procedurë të rregullt.

Kështu po thuhet në raportin e sotëm të policisë së Kosovës. Sipas PK’së, në Suharekë me datë 1 shtator rreth orës 22:30 një person pas një zënke e ka rrahur keq gruan e tij. Ajo ka pranuar edhe tretman mjekësor. Por burri pas intervistimit nga policia është liruar në procedurë të rregullt.

“Suharekë 01.09.2019-22:30. Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pas një zënke, ka sulmuar fizikisht viktimën femër K-Shqiptare –bashkëshorten e tij . Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me sugjerim te prokurorit, pas intervistimit lirohen (palët)”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërkohë një rast tjetër thuajse i ngjashëm, ku i dyashit për dhunë, është liruar, ka ndodhur në Klinë. Edhe aty një burrë e ka rrahur gruan e tiuj.

“Kline 01.09.2019-10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër K-Shqiptare. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa, me vendim te prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”,  shkruhet tutje në raportin policor.

(Kosova Sot Online)